Vdes edhe një person nga aksidenti i rëndë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në bjeshkët e Strellcit të Deçanit. Burime të Indeksnline, bëjnë me dije se në këtë aksident ka humbur jetën Bajram Hylaj.

I ndjeri nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga ky aksident.

Në pamjet e siguruara nga Indesonline në vendin e ngjarjes nuk shihet ndonjë veturë tjetër e aksidentuar, duke shtuar dyshimet se mund të jetë vetaksident.