Vdes fëmija që u godit nga vetura në Gjakovë

Më herët u raportua se një fëmijë është goditur nga vetura në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Fëmija nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur në spital.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, si dhe kanë njoftuar se mosha e fëmijës është rreth 5-vjeç.

Fëmija pas aksidentit ishte dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë.