Vdes gjinekologu nga Prishtina, i infektuar me Covid-19

Sonte nga koronavirusi ka vdekur edhe një mjek, përkatësisht gjinekolog në Klinikën Gjinekologjike të QKUK’së në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Metro mëson se gjinekologu B.I, ishte duke u trajtuar me oksigjenoterapi qe disa ditë, dhe sot pasdite është mposhtur nga koronavirusi.

Kujtojmë, që numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.

Ndërsa deri më tani në Kosovë numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 425, numri i të infektuarve është 11,848 dhe 7,684 janë shëruar, kurse 1,480 raste aktive janë në komunën e Prishtinës.