Vdes gruaja e aksidentuar pesë ditë më parë në Gjakovë

Ka vdekur një grua në Gjakovë, e cila ishte duke u trajtuar në spitalin rajonal të qytetit, si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi më 12 maj të këtij viti, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Më 16.05.2022 në spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.