Fenerbahçe kërkon ndihmën e Muriqit për ta transferuar lojtarin e Kosovës

Fenerbahçe siç duket është dashuruar pas futbollistëve të Kosovës.

Së fundi, gjiganti turk ka shprehur interesim seriozisht për Florent Hadërgjonaj.

Skautët e Fenerit e kanë përcjellë Hadergjonajn në disa ndeshje të Kosovës dhe kanë qenë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Fenerbahçe beson që ylli i tyre, Vedat Muriqi mund ta ndihmojë klubin për t’i siguruar shërbimet e Florentit, shkruan Periskopi.

Hadergjonaj nuk ka pasur minutazhë të Huddersfield dhe largimi i tij mund të ndodhë që në janar.