Vdes gruaja në spital privat në Prishtinë, rasti po hetohet

Një vdekje e dyshimtë është raportuar së fundi në Policinë e Kosovës.

Nga familjarët është raportuar se një femër ishte dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast kishte ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në njërin prej spitaleve private që ndodhet në drejtim të Veternikut, saktësisht në rrugën e ‘Shkupit’ në Prishtinë.