Vdes gruaja nga Vushtrria, kishte rënë në pus

Një grua në rrethana ende të panjohura ka rënë në një pus në Vushtrri, ku më pas është dërguar për në emergjencë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.

“Vushtrri 15.09.2020 – 08:30. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.