Vdes i riu nga Ferizaj

Ka ndërruar jetë pak më parë i riu nga Ferizaj, Kujtim Xhemajli.

Ai siç merr vesh IndeksOnline ka pësuar infrakt në zemër dhe kjo për të ishte fatale, duke i marrë jetën.

Ngushëllime për vdekjen e tij të papritur kanë shprehur personalitete të ndryshme nga Ferizaj, ndërsa edhe aktivitetet artistike të parapara në këtë qytet janë ndërprerë pas lajmit tragjik për vdekjen e tij.