Vdes ish ushtari i UÇK-së, Hajriz Pantina

Një lajm mortor dhe tejet i dhimbshëm ka ardhur në orët e mbrëmjes së sontme për të gjithë familjarët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit e Hajriz Pantinës nga Vushtrria, i cili ka vdekur sot.

Pantina ishte pjesëtar i UÇK-së në luftën e fundit duke u shquar për kontributin e tij në të, gjithashtu një person tejet i respektuar dhe vlerësuar nga të afërmit.

Për ndarjen nga jeta Pantinës ka njoftuar familjarë në rrjete sociale, të cilët poashtu kanë njoftuar se i ndjeri do të varroset nesër në ora 11.00, koha e drekës.

Postimi i plotë i familjarëve:

Njoftojm familjaret shoket dhe dashamiret se sot me daten 24.10.2021 ka nderruar jet me i dashuri i familjes son Hajriz Kik Pantina .
Varrimi behet ne varrezat e qytetit ne Vushtrri te henen me 25.10.2021 ora 13:00 me Drek,nisja behet nga Xhamia Karamanli.
Qdo fjal e jotja dhe qdo kujtim me ty do te jet gjithmon ne mendjen dhe zemren time ishalla allahun tka shperbly me gjenet , do me mungosh gjithmon.