Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Hysen Gega

Ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Hysen Gega, raporton Fokusi.info.

Ish-ushtari i UÇK-së, Hysen Gega tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut dhe ishte një ndër dëshmitarët e mbijetuar të represionit të pashembullt të politikës serbo-jugosllave dhe të torturave barbare të burgjeve famkeqe serbe.

Lajmin e vdekjes së tij e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Bacë Hysen Gega!

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, të burgosurit politik dhe veteranit të UÇK-së, Hysen Gega.

Hyseni tërë jetën ia kushtoi Atdheut. Është një nga dëshmitarët e mbijetuar të represionit të pashembullt të politikës serbo-jugosllave dhe të torturave barbare të burgjeve famëkeqe serbe.

Ishte ndër të parët që ngjeshi armët dhe luftoi krahë shumë djemve dhe vajzave të UÇK-së. Krijimin e ushtrisë së Kosovës e kishte pasur ideal qysh në rininë e hershme, kur bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallen kishin ideuar projeksionet e luftës për liri.

Njerëzit si Hysen Gega janë arkitektët e vërtetë të Kosovës, sepse nuk pretenduan t’i marrin ndonjë gjë Kosovës, por jetuan dhe punuan që t’i jepnin asaj çdo gjë.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!