Tërmet i fortë në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në një pjesë të Shqipërisë.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, teksa epiqendra dyshohet se është në Adriatik, pranë Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, me epiqendër 3 km në veriperëndim të Lezhës.

Lëkundjet janë ndjerë të forta nga qytetarët, disa prej të cilëve kanë dalë në rrugë.