Vdes këmbësori në Istog, u godit nga vetura e aksidentuar

Sot rreth orës 14:44 në Istog ka vdekur një këmbësor. Ai mori plagë si pasojë e goditjes nga aksidenti që ka ndodhur në mes dy veturave.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai konfirmoi se nga ky aksident tre persona nga veturat e aksidentuara dhe këmbësori kishin pësuar lëndime.

Këmbësori ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse dy të lënduarit janë dërguar në QKUK.