Martin Berishaj mohon akuzat për përfshirje në skandalin financiar: Janë shpifje

Ambasadori i Kosovës në Slloveni ka reaguar pas raportimeve se ai dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Berisha ka mohuar këto akuza duke i quajtur shpifje, shkruan Fokusi.info.

Ai ka paralajmëruar padi ndaj mediumit që publikoi lajmin për skandalin e dyshuar financiar.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, shkruan ai.