Vdes në QKUK personi që u aksidentua dy javë më parë në Prizren

Një person ka vdekur të hënën në QKUK.

Sipas Policisë, personi ishte duke u trajtuar pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident më 1 dhjetor, ndërsa dje janë njoftuar se i njëjti ka vdekur në QKUK.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.