Vdes në spital shqiptari që u plagos në lokalin në Greqi, shkon në 2 numri i të vrarëve

Vdes në spital shqiptari që u plagos në lokalin në Greqi, shkon në 2 numri i të vrarëve
Ka humbur jetën në spital edhe shqiptari i cili u plagos mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Greqi.

Mediat greke njoftojnë se 42-vjeçari shqiptar ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital. Ndërkohë më herët në një lokal në sheshin qendror të Nea Smyrni u vra një 41-vjeçar shqiptar.

Një person i armatosur i cili besohet të jetë shqiptar ka hapur zjarr ndaj një objektivi të caktuar, duke qëlluar 6-7 herë.

Në spital është transferuar edhe një grua 35-vjeçare e cila është plagosur lehtë.