Vdes në Turqi, 19 vjeçari Ilir Behluli, nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar,  jetë i riu kosovar Ilir Behluli.

Ilir Behluli nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me Leukemi Akute, në kohë rekord ishte nisur për kurim jashtë vendit.

Për shërimin e tij kishin kontribuar edhe shumë qytetarë të cilët kishin dhuruar mjete financiare.

Gjithsej 130 mijë euro ishin mbledhur për kurimin e Ilirit. Por sot, u dha lajmi i keq se Iliri nuk arriti ta mposht sëmundjen e cila i mori jetën.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjetet sociale./Fokusi.info/