Vdes një burrë në Gjakovë derisa po ecte me bashkëshorten

Policia ka bërë të ditur se një mashkull kosovar derisa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij në Gjakovë, është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.