Vdes një foshnje në QKUK, nisin hetimet

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar edhe një rasti i rëndë.

Një foshnje, e cila po trajtohej në QKUK, ka ndërruar jetë “në rrethana ende të panjohura”.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES

QKUK 19.01.2024 – 09:00. Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML.” – shkruhet aty.