Nehat Thaçi deklarohet për të burgosurit në Dubravë që hynë në grevë urie

Pavijoni numër 4 në burgun e Dubravës ka hyrë sot në grevë urie.

Kjo grevë është mbajtur për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi në një përgjigje për Periskopin e konfirmon se të burgosurit në drekë kanë mbajtur grevë urie.

”Në drekë kanë mbajtur grevë urie, kurse shumica prej tyre në darkë kanë marrë ushqim”, tha Thaçi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar dje se në Spitalin rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri në burgun e Dubravës.