Vdes një grua në Drenas: Goditet nga vetura

Një veturë ka aksidentuar për vdekje një grua në Drenas.

Gazeta Metro mëson se një veturë në fshatin Korroticë e Poshtme, ka goditur një grua të cilës i ka shkaktuar plagë të rënda dhe si pasojë ka vdekur.

Policia e Kosovës dhe emërgjenca kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Gazeta ka kontaktuar policinë por për momentin nuk ka të dhëna shtesë.