Tërmeti / Shqipëria merr mbështetje të madhe financiare nga Komisioni Evropian!

Komisioni Evropian ka akorduar 15 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha: BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Kisha një telefonatë me kryeministrin Edi Rama të dielën. Dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fjalë, prandaj do japim 15 milionë euro nga fondi menjëherë. Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh. Unë do ta marr sot në telefon Edi Ramën dhe ta vë në dijeni për këtë vendim.

Ndryshe, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur jetën mbi 50 persona dersia qindra të tjerë kanë marrë trajtim mjekëor si pasojë e lëndimeve nga shëmbja e objekteve të banimit. /Gazeta Blic/