Vdes një grua nga koronavirusi në Spitalin e Vushtrrisë

Ka vdekur një grua nga koronavirusi dje në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

E ndjera ishte 65-vjeçare nga Vushtrria e cila ishte duke u trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar zyrtarë të Spitalit të Vushtrrisë.

“Një grua ka vdekur nga COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë mbrëmë në orën 22:15. Ka qenë nga Vushtrria. Viti i lindjes 1955″, thuhet në përgjigjen e spitalit.