Kurti: Serbia po e vazhdon fushatën e saj të çnjohjeve edhe pas paralajmërimit tonë për heqje të taksës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar qasjen e Serbisë për fushatën e saj të çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës edhe pas paralajmërimit nga ana e tij për heqje të taksës, fillimisht për lëndën e parë.

“Edhe pasi Kosova tregoi vullnet të mirë duke hequr tarifën 100% ndaj lëndës së parë, Serbia vazhdon me fushatën e saj të çnjohjeve. Nuk jemi ne pengesa e dialogut dhe kurrë s’kemi qenë. E bëmë një hap para, ata e bënë edhe një hap tjetër prapa. Pse?”, shkroi Kurti në Twitter.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se shteti i Sierra Leones e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.