Vdes një person në Podujevë, pasi ishte lënduar në oborrin e shtëpisë

Një person derisa ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet të këtë pësuar lëndime.

Nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK-së, por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.