Vdes një person në Viti, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar se një person është dërguar në Qendrën Emergjente në Viti për shkak se derisa kishte qenë duke fikur një zjarr fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, por në Emergjencë ishte pranuar pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 18:20.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në qendrën emergjente në Viti për shkak se i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarrë fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.