Pas dështimit të djeshëm për arritjen e marrëveshjes me LDK-në, ka reaguar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.
Ai ka shkruar që shpreson që sot do të lëshoj pe lidhja Demokratike e Kosovës.
“ Ndryshe krejt kjo vonesë i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe shokëve të tij kapësve të shtetit.”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë i Bajqinovcit:
Po shpresoj se sot LDK-ja do të jetë fleksibile, që të ecim përpara duke e formuar qeverinë e re në krye me Albin Kurtin.
Ndryshe krejt kjo vonesë i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe shokëve të tij kapësve të shtetit.