Vdes personi i tretë nga koronavirusi në Greqi

Në Greqi është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi.

Viktima e dytë ishte një 90-vjeçar dhe vdekja tij u shënua ne spitalin e Ptolemaidhes në orën 03:15.

Siç mësohet se viktima e tretë është një 67-vjeçar në Zakinthos.

Në total në Greqi numërohen 190 të prekur.

Mes te prekurve është edhe gruaja e zëdhënësit të qeverisë, Stelios Pecas.