Vdes shoferi i kamionit pas aksidentit në Gjilan

Policia ka njoftuar se ka vdekur shoferi i kamionit, i cili u përplas për një muri në Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Fillimisht ishte raportuar për vetaksident, megjithatë policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture e llojit pikap, ku shoferi i kamionit e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pas është përplaset për një muri skaj rruge.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap, me tabela vendore. Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skaj rruge”, Hashani.