Vdes Silvio Berlusconi

Ka vdekur ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni. Berlusconi vdiq në spitalin San Raffaele në Milano. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.

Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina.