Vdes veprimtari Nexhdet Tahiraj, Ramush Haradinaj: Aktivist i dalluar, me dhimbje e mora lajmin

Ka vdekur veprimtari nga Deçani, Nexhdet Tahiraj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe Erblina Tahirajt, ish kandidates për deputete nga kjo parti.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të mikut tim, aktivistit të dalluar, kolegut tonë, Nexhdetit”, shkroi Haradinaj.

“Koleges sonë, Erblinës dhe familjes Tahiraj, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për kryefamiljarin e tyre! U prehsh në paqe, Nexhdet!”, shtii ai.