Vedat Muriqi gol të çmendur në fillim të sezonit me Fenerbahçen (video)

Fenerbahçe e ka filluar sezonin e ri në Superligën turke sot dhe sulmuesi kosovar ka shënuar një supergol kundër Gezisehir Gazientep.

Vedat Muriqi e ka nisur si më së miri aventurën e tij në Turqi duke shënuar supergol për Fenerbahce.

Muriqi mori një top të mirë nga Emre Belozoglu në minutën e 17-të për t’u liruar nga një lojtarë dhe pastaj me një supergoditje shënon një supergol.

Sulmuesi kosovar debuton me gol kështu në ndeshjen e parë të Super Lig të Turqisë, Fenerbahce e pret në Sukru Saracoglu Stadium skuadrën e Gazisehir Gazientep.