Vëllai i Agim Ramadanit punësohet në kabinetin e Anton Qunit

Vëllai i heroit të Kosovës, Agim Ramadanit, Jashar Ramadani është punësuar në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit.

Jashar Ramadani është emëruar shef i stafit në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse kryetari i nëndegës së LDK-së në Arbanë të Prizrenit, Arsim Hoxhaj është emëruar këshilltar i ri i ministrit Quni.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë nga Avdyli:

Sot pata kënaqësinê të uroj, Kryetarin e degës, komandantin Anton Quni për fillimin e punës si Ministër i Mbrojtjes. Nuk dyshoj që Antoni do shkëlqej në detyrën e re, do tejkaloj çdo sfidë siq ka përmbyllë çdo betejë me sukses. Poashtu urova detyrën e re edhe Arsim Hoxhajn,këshilltarin e ri të ministrit, kryetari i nëndegës Arbanë dhe dr Jashar Ramadani shef i stafit ( vëllau i Agim Ramadani) . Ju priftë e mbara.