Vëllai i Haxhi Shalës: Flitet se mund të ekstradohet në Hagë (video)

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka zhvilluar një operacion në fshatin Banjë të Malishevës, ku e kanë arrestuar ish-deputetin Haxhi Shala, i njohur me nofkën e luftës si komandant “Topi”.

Lidhur me rastin për “Klan Kosovën” ka folur vëllai i tij, Avni Shala.

Ai ka thënë se ka mundësi që komandant “Topi” do të ekstradohet në Hagë.

“Arsyet e arrestimit po thonë që janë për pengim të drejtësisë. Ka pasur forca të shumta të EULEX-it, ka zgjatur rreth 30 minuta. Nuk kanë konfiskuar ndonjë gjë. Këto arrestime janë të paligjshme. Kjo gjykatë është e padrejtë. Shkojnë dhe i marrin njerëzit veç pse kanë dhënë kontribut për vendin”.

“Arrestimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Ne s’kemi ditur asgjë. Unë kam shkuar në punë, familja më ka informuar më vonë, më thanë që kanë ardhur dhe e kanë marrë policia. Ai ka ardhur nga Prishtina ka pasur ta dërgojë babain në operacion në Prizren”, ka thënë Shala.

Avni Shala, ka thënë se vëllai i tij nuk i ikë drejtësisë.

Ai ka thënë se ka qenë i intervistuar edhe më herët nga Specialja.

“Haxhiu është intervistuar, i është konfiskuar telefoni. I është përgjigjur ftesës. Nuk i ikë drejtësisë spespe s’ka pse me i ikë”, ka thënë Shala.