Rriten pensionet në Gjermani, kjo është përqindja

Bëhet e ditur se në korrik 2023 shteti gjerman do të jetë para disa ndryshimeve të rëndësishme për pensionistët në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët shtetërorë kanë vendosur që të rritin pensionet për mbi 21 milionë pensionistë sa aktualisht ka në Gjermani.

Referuar përqindjeve:

Pensionet në pjesët perëndimore të Gjermanisë janë rritur prej këti muaji (korrik 2023) me 4.39 për qind.

Në landet lindore pensionet janë rritur me 5.86 për qind.

Siç shihet, pavarësisht rritjeve, akoma ka disa dallime të vogla mes landeve.

Pensionet mesatare në Gjermani do të jenë pak më pak se 1300 euro bruto.