Vendosi eksploziv për të vjedhur paratë nga bankomati, hajduti hedh veten në erë

Ky është momenti kur hajduti i cili tentoi të vidhte paratë e një banke, duke shpërthyer me eksploziv bankomatin, hedh vetën në erë.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që dyert e trasha metalike në afërsi të bankomatit, kanë fluturuar dhjetëra metra larg vendit.

Hajduti mbeti i vdekur në vend derisa po mundohej ta vendoste eksplozivin e improvizuar në bankomat, duke shpresuar se me të do ta hapte për t’i marrë paratë.

Ngjarja ndodhi në një banke në qytetin Cheropovec.