Vdes këmbësori që u godit një javë më parë nga vetura në Llaushë të Skënderajt

Ka ndërruar jetë këmbësori që u godit një javë më parë nga vetura në fshatin Llaushë të Skënderajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti e konfirmoi rastin për Front Online.

“Sot rreth orës 11:00, nga SHSKUK- ja, është raportuar se viktima këmbësori 49 vjeçar, i aksidentuar me datën 27 dhjetor 2023 në fshatin, Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, u shpreh Zaiti.