Verifikimi i votave nga jashtë me telefonata: Momenti kur anëtari i VV-së në KQZ jep komente pozitive pas votimit (Video)

Verifikimi i votave nga jashtë përmes telefonatave, ka ngjallur debat në orët e fundit në Kosovë. Vendimi i KQZ-së, është kritikuar nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje derisa për këtë vendim, kanë votuar edhe vet anëtarët e kësaj partie në KQZ, z.Sami Kurteshi dhe z.Alim Rama.

Në momentin kur votohet ky vendim, madje në KQZ, zoti Rama është i pari që merr fjalën dhe jep komente pozitive lidhur me këtë vendim, duke e cilësuar si një vendim të kërkuar ‘nga vëzhguesit ndërkombëtarë’.

“Deshta të lidhem me këtë, kjo ka të bëj poashtu edhe me kërkesën që përsëritet në rekomandimet e vëzhguesve të Bashkimit Evropian që me rritë integritetin e procesit të aplikimit me postë”, thotë ai pas votimit të vendimit, në videon që mund ta shihni më poshtë.

Kundër vendimit të KQZ-së, kanë reaguar zyrtarë nga Vetëvendosja si Albulen Haxhiu, Fitore Pacolli etj. Edhe U.D. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, i ka shkruar letër kryetares së KQZ-së, znj.Valdete Daka, ku kërkon rishqyrtimin e këtij vendimi./Periskopi/