Vërshime në fshatin Sharban të Prishtinës (video)

Vërshime të mëdha kanë ndodhur sot në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës, shkruan Fokusi.info.

Siç shihet në disa video të postuara nga kryetari i fshatit Sharban, Isak Xhemajli, ka pasur dëme të konsiderueshme nga vërshimet.

Njëherit z. Xhemajli ka kritikuar autoritetet komunale se po financojnë aty ku nuk është e nevojshme, duke iu bërë apel drejtorive dhe kryetarit të Komunës z. Shpend Ahmeti, që të dalin në vendngjarje./Fokusi.info/