Haradinaj veçon urimin e Rifat Jasharit për Ditën e Çlirimit

Ramush Haradinaj, i është falënderuar Rifat Jasharit, i cili ia ka uruar atij përvjetorin e çlirimit të Kosovës. Haradinaj tha se ka marrë urimë të shumta, por e ka veçuar urimin e Jasharit.

Haradinaj ka thënë se Jashari çdo përvjetor u qëndron afër, dhe se thirrja e tij është e veçantë.

“Të nderuar bashkëkombës, me rastin e Ditës se Çlirimit të vendit tonë, Kosovës, kam marrë urime të shumta. Veçanërisht e falënderoj bacën Rifat Jashari, i cili edhe pse jo fizikisht, kujdeset për çdo përvjetor të na qëndroje afër. Thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit për mua vërtetë është e veçantë! I ndershmi din të nderojë. Baca Rifat, si shqiptar fisnik, e nderon gjithë kombin”, ka thënë ai.

“Heronj të Kombit, pushoni të qetë në Prekaz e çdokund në Atdheun tonë!”.