Vërshohet ambasada sllovene në Prishtinë nga numri i madh i qytetarëve

Numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë marrë rrugën për në ambasadën sllovene në Prishtinë. Gjithë këta janë mbledhur e po presin viza për të ikur nga Kosova.

Qytetarët kanë publikuar disa fotografi nëpër rrjete sociale, ku shihen numër i madh i të rinjëve në pritje për të hyrë në ambasadë. Pritje të tilla nuk ka vetëm para hyrjes së Ambasadës së Sllovenisë.

Po kaq shumë të rinjë që po presin të dalin jashtë vendit, ka edhe para hyrjes së Ambasadës së Gjermanisë.