Veseli: Azem Syla ishte në të drejtën e tij kur i printe UÇK-së, i tillë është edhe sot kur po nisej në Hagë

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla është nisur sot për në Hagë.

Pas kësaj, lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar duke thënë se nuk ka rëndësi, në luftë apo paqe, drejtësia çdoherë është me të drejtin.

“Azem Syla është i tillë edhe sot teksa po bëhej gati të nisej për në Hagë. Ai ishte në të drejtën e tij atëherë kur i printe UÇK-së. Sepse ajo ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë”, shtoi Veseli. /Fokusi.info/