Opozita në Shqipëri, tjetër protestë më 21 Qershor

Opozita në Shqipëri do të mbajë një tjetër protestë në Tiranë më datë 21 Qershor, në orën 20:00.

Kjo do të jetë protesta e 9-të e opozitës, për të kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Protesta do të mbahet vetëm 9 ditë para 30 Qershorit, datë kur Kryeministri Edi Rama insiston se vendi do të shkojë në zgjedhje lokale, megjithëse Presidenti Ilir Meta ka shfuqizuar dekretin për këtë datë.