Veseli: Është hipokrizi të flitet për zgjedhje në këtë situatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi bëri thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve.

Veseli tha se është hipokrizi të flitet për zgjedhje në këtë situatë.

“Vullneti i sovranit është më legjitimi, por në rrethana kur kemi një situatë të pandemisë është ndoshta hipokrizi që të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Partia Demokratike e Kosovës ka pozicionin shumë të qartë politik në këtë situatë, ne do të jemi opozitë dhe do respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Veseli para mediave.