Pas reshjeve të borës, policia ka një apel për qytetarët e Kosovës

Pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes më të madh nga drejtuesit e automjeteve në trafikun rrugor dhe posedim të pajisjeve dimërore.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, si dhe të jenë më vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në raport.