Veseli kërkon seancë të jashtëzakonshme: Kurti brenda javësh rrezikoi sigurinë kombëtare

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka dalë me konferencë të jashtëzakonshme pas paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë për shqyrtim të prezencës ushtarake në Kosovë dhe suspendimit të investimeve në Kosovës.

Veseli thotë se PDK i ka marrë me shqetësim paralajmërimet e SHBA’së, duke fajësuar Kryeministrin Albin Kurti për prishjen e raporteve strategjike që Kosova i ka me Amerikën.

“PDK i merr me shqetësim serioz paralajmërimet e fundit të SHBA’së për tërheqje të trupave dhe suspendimin e projekteve për qindra miliona euro”, ka thënë Veseli.

“Po hidhet në dyshim nga një Kryeministër i paaaftë. Kjo qeveri është rrezik për interesin nacional”, shprehu kreu i PDK’së.

Veseli thotë se Kurti brenda pak javësh arriti ta rrezikojë sigurinë kombëtare të vendit.

“Të keqpërdoret pozita në Qeveri, dhe për disa javë ta sjellësh Kosovën para rrezikut të sigurisë nacionale, është e paprecedent”, ka thënë Veseli.

Ai ka treguar se ka mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për nesër.

“Për të parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetë të tjerë të opoziotës, ka mbledhur mbi 40 nënshkrime, PDK ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar llogari nga kjo qeveri i papërgjegjshme”.