Veseli për Vokrrin: Do të na mungosh Legjendë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas vdekjes se Kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit njëherit legjendë e futbollit kosovar.
“Përjetësisht Legjendë. Përjetësisht falënderues e mirënjohës ndaj veprave dhe sjelljes Tuaj. Sot futbolli ynë, sporti ynë dhe Kosova ka humbur shumë. Do të na mungosh Legjendë!”, ka shkruar Veseli.
Vokrri vdiq sot në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër.