Veseli premton rritje të pensioneve për 80 për qind

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në ditën e dytë të fushatës elektorale ka mbajtur tubimin qendror në Prizren.

Nga Prizreni kandidati për kryeministër dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar rritje të pensioneve për 80 për qind.

Po ashtu, Veseli ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin, do të bëjë legalizimin e ndërtimeve pa leje si dhe do ta mbështesë projekt të të rinjve të Kosovës.

Veseli është zotuar se me PDK-në në Qeveri do ta bëjë Prizrenin qytetin më të bukur në rajon.

Më tutje, Veseli ka ftuar qytetarët që të mos përçahen, por të bashkohen rreth PDK-së dhe numrit 112.

“Bëhuni bashkë më 6 tetor dhe voton forcën e juaj”, ka thënë Veseli.