Veseli s’i shkon në takim Hotit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar nga kryeministri Avdullah Hoti për në orën 12:00.

Sipas burime të IndeksOnline, Veseli nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Ndryshe Hoti i ka ftuar në takim liderët e partive politike në vend për t’i informuar rreth Samitit të Parisit dhe takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Nga takimi që do të mbahet në orën 12 në zyrën e kryeministrit, nuk do të lejohen të merren pamje.