Vet e ftoi për t’i marrë, por Specialja nuk ia jep OVL-UÇK pajisjet që ia konfiskoi

Ndonëse vet i dërguan ftesë për t’i marrë, Specialja nuk ia ka dhënë OVL-UÇK-së materialet e konfiskuara para gjashtë muajsh në seli, kur edhe ishin arrestuar Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Specialja këto materiale apo pajisje nuk ia ka dhënë edhe pse vet i ka ftuar që të shkojnë t’i marrin, shkruan lajmi.net.

“Para dy ditësh jemi njoftuar nga Prokuroria Speciale që ditën e sotme të vij unë si përfaqësues i OVL-UÇK-së apo z.Faton Klinaku”, ka thënë Gashi.

“Kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar por kanë vendosur që të mos na i japin pajisjet. Ne kërkuam që të na japin një raport se çfarë është gjetur në ato pajisje që janë konfiskuar me 25 shtator të vitit të kaluar”, tha Gashi.