Në Munih bëhen bashkë Thaçi dhe Meta, pas përplasjeve për korrigjimin e kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Ai, përmes një postimi në Facebook është shfaqur me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH”